Krahas lajmeve për zjarre të shumta, Kalifornia Jugore është qytet i mbushur me vepra të panumërta arti, me biblioteka, me arkiva dhe natyrisht me mediat audio-vizive, transmeton Telegrafi.
Zjarri që kaploi më 2008 kompaninë filmike “The Universal Studios”, ka shkatërruar deri në 50 mijë materiale filmike të arkivuara në mënyrë digjitale dhe afro 118 mijë audio-materiale origjinale. Kjo ka bërë që Qendra “Getty” të mendojë sërish për sigurinë e institucioneve të saja kulturore.
Mike Rogers, përgjegjës i sigurisë në këtë institucion, përmend dëmet nga zjarret në malet përreth. Por, në momentet më kritike, u dha postimi se vendi më i sigurt për art “është brenda muzeut”. Sipas tij, vetëbesimi ka të bëjë me planin dhe përdorimin që përdorë mjetet e fundit të sigurisë.
“Posa shohim se kemi paralajmërim të flamurit të kuq, kjo është koha kritike kur nisim të mendojmë për planet nëse do të ketë zjarr”, thotë Rogers, teksa shton se zjarri është marrë parasysh qëkur është ndërtuar kompleksi i ndërtesave të kompanisë. “Mund të shihni këtu të gjitha këto dyer të shumta, që ndajnë zonat e ndryshme të kompleksit”.
Ndërtimi është rrëfim tjetër. Kompleksi që përfundoi më 1997 me afro 1.5 miliardë dollarë investim, ka marrë parasysh më shumë se kushdo tjetër rreziqet nga tërmetet dhe zjarret.
“Kur zjarri afrohej, ishim në gjendje ta ngadalësonim me masat tona”, shton ai, teksa thekson se një nga masat është rezervuari me mbi 3.7 milionë litra ujë. /Telegrafi/