Site icon Telegrafi

Vendi i parë në Serie A, te Interi kanë filluar festën – darkë e përbashkët për ta konfirmuar grupin e bashkuar

Interi e ka mposhtur Spalin 2-1 të dielën, falë dy golave të Lautaro Martinez, ku edhe e mori kreun e renditjes në kampionatin italian.

Kjo pasi  edhe i Juventusi u ndal në barazim 2-2 nga Sassuolo në “Allianz Stadium”.

Situata e krijuar nga ka kaluar pa festë te Interi.

Foto: FC Inter/Twitter

Si një grup, me lojtarë që sakrifikojnë gjithçka për njëri-tjetrin dhe skuadrën në fushë, futbollistët e Interit po shfaqen po kaq të bashkuar edhe jashtë fushës së lojës.

Kështu të gjithë futbollistët zikaltër u mblodhën mbrëmë për të darkuar bashkë dhe për të festuar ngjitjen në vendin e parë.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistët zikaltër mblidhen për të darkuar me njëri-tjetrin ,pasi një veprim të ngjashëm e kanë bërë edhe pak ditë para startit të sezonit në Milano.

Por të mos harrojmë që kampionati ende nuk është as në gjysmë dhe Interi në vitet e fundit shpesh ka ditur ta udhëheq, por në fund nuk arrinte të dilte as nënkampion. /Telegrafi/

Exit mobile version