Telegrafi

“Vendi i Maqedonisë është në NATO”

Maqedonia ka treguar se ka kapacitet për të zbatuar reforma në frymën e vlerave të NATO-së, të fokusohet në proceset demokratike, reformat në mbrojtje, të avancoj marrëdhëniet të mira fqinjësore dhe të jetë faktor i stabilitetit në rajon.

Me zbatim në përpikshmëri të reformave, vendi i Maqedonisë është në NATO. Kështu qëndron në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me takimin që ka zhvilluar ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska me Sekretarin Gjeneral të NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në takim ministrja Shekerinska ka theksuar se tek qytetarët e Maqedonisë ka konsensus të plotë se shteti duhet të jetë anëtare e NATO-së.

“Realizimi i qëllimit tonë strategjik, Maqedonia të jetë anëtare e 30 e NATO-së, është e një rëndësi e veçantë, jo vetëm për vendin tonë por edhe stabilitetin në Ballkan. Anëtarësimi në NATO është qëllim e cili i bashkon të gjithë qytetarët dhe rreth të cilit ka konsensus politik. Kemi nevojë për inkurajim dhe përkrahje që të mund të dërgojmë porosinë se ky qëllim është i realizueshëm”, ka thënë Sheqerinska./Shenja/Telegrafi/