Të gjithë qytetarët kolumbianë do të jenë dhurues të organeve të tyre pas vdekjes, me përjashtim të atyre personave që nuk e kanë pranuar një gjë të tillë ndërsa jetonin.
Kështu ka vendosur Parlamenti i Bogotasë, në reformën e ashtuquajtur të “prezumimi ligjor i dhurimit të organeve”.
Edhe pse familjarët nuk janë dakord me dhurimin, mendimi i tyre nuk llogaritet nga autoritetet.
Ligji, aq shumë i kërkuar nga qeveria e Juan Manuel Santos, është konsideruar një “projekt jashtëzakonisht njerëzor”.
Vetë politikani, ka thënë se rreth 2 mijë pacientë kolumbianë janë akoma në pritje të një trapianti të organeve që mund t’u shpëtojë jetën atyre.
Qeveria ka këmbëngulur për këtë reformë, sepse në vitin 2015, vetëm 195 persona janë regjistruar në listat e dhuruesve vullnetarë. /gsh/