Site icon Telegrafi

Vendi ku ‘pushuan’ Byroni dhe Disraeli, në rrugën drejt Shqipërisë

Tri fotografitë që mund të shihni në këtë shkrim, janë të ndërtesës së quajtur Lazaretto, që ka shërbyer si karantine e që gjendet në ujdhesën Manuel të Maltës. Kjo ndërtesë sot është e pabanueshme dhe i është nënshtruar procesit të shkatërrimit.

Lexo po ashtu Kur tapallon Byroni: Nga shkallët e Maltës te “Luani” i Janinës!

Në të kanë qëndruar dy personalitete, në rrugën e tyre për në Shqipëri. Këto dy personalitete, të rëndësishme për historinë britanike dhe shqiptare, janë Lord Byron dhe Benjamin Disraeli. Kur Byron erdhi në Maltë në vitin 1809, britanikët e vendosen në këtë ndërtesë që shërbente edhe si spital – për shkak se vendin e kishte sulmuar verdhëza (sarillëku). Pas nëntë ditëve, Byroni u lirua dhe vazhdoi rrugën për në Shqipërinë – vend që i solli famë e që e popullarizoi edhe në Britani të Madhe.

Këtu, në vitin 1830, u mbajt për 30 ditë edhe Benjamin Disraeli, një i ri i cili më vonë do të bëhej kryeministër i Britanisë së Madhe. Kësaj radhe Maltën e kishte sulmuar lia (variola). Disraeli ishte nisur që t’i bashkohej ushtrisë otomane në luftë kundër shqiptarëve. Në Maltë oficerët britanikë ia përforcuan Disraelit ndjenjat otomane edhe më shumë. Oficerët i folën për piratët grekë dhe kryengritësit shqiptarë që po i shkaktonin Perandorisë Otomanë telashe. Otomanët ishin miq të britanikëve dhe i kishin ndarë zonat e interesit – përfshirë Mesdheun dhe Egjeun.

Lexo po ashtu Malta, vendi ku historia shihet e shtresuar (Foto)

Por, kur Disraeli shkoi në Korfuz, kryengritja shqiptarë kishte përfunduar në dobi të otomanëve. Vizita në Shqipëri e ndryshoi Disraelin – ia ndërroi mendjen. Shqipëria dhe shqiptarët e mahnitën kryeministrin e ardhshëm britanik. Nga ky moment Disraeli filloi t’i shikonte shqiptarët më simpati të cilën e shprehu edhe në Kongresin e Berlinit. /Telegrafi/

Exit mobile version