Kryeministri dhe lideri liberal Mark Carney ka thirrur zgjedhjet në Kanada, duke nisur pesë javë fushatë përpara se kanadezët të shkojnë në qendrat e votimit.
Dita e votimit zyrtarisht do të jetë të hënën më 28 prill.
Do të jenë zgjedhjet e para në një dekadë pa ish-kryeministrin Justin Trudeau në fletëvotim dhe dy partitë kryesore në Kanada – Konservatorët dhe Liberalët – janë “kokë më kokë” në sondazhe, duke e bërë atë një garë për t’u parë.
Ndërsa kanadezët nuk votojnë drejtpërdrejt për kryeministër, lideri i partisë që fiton më shumë vende do të bëhet tradicionalisht kreu i qeverisë, përcjell Telegrafi.
Këtu është një përmbledhje e liderëve të partive kryesore të Kanadasë.
Kreu i Partisë Liberale, Mark Carney
Për shumë njerëz në Kanada dhe më gjerë, Carney është një fytyrë e njohur. Ai ishte kreu i Bankave të Kanadasë dhe Anglisë, duke shërbyer në të parën gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe të dytën gjatë Brexit.
Lideri konservator Pierre Poilievre
Poilievre, 45 vjeç, me origjinë vjen nga Calgary, Alberta. Ai ka qenë në politikën kanadeze për gati dy dekada – për herë të parë u zgjodh në Dhomën e Komunave në moshën 25-vjeçare, duke e bërë atë një nga deputetët më të rinj në atë kohë.
Që atëherë, ai ka mbrojtur vazhdimisht një qeveri të vogël me taksa të ulëta në Kanada.
Udhëheqësi i bllokut Québécois, Yves-François Blanchet
Block Québécois është një parti nacionaliste e Quebec që kandidon vetëm me kandidatë në provincën frëngjishtfolëse, që do të thotë se lideri i saj nuk ka gjasa të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë.
Megjithatë, ata janë një lojtar kyç në zgjedhjet kanadeze dhe popullariteti i tyre në Quebec mund të përcaktojë fatin e partive të tjera të mëdha që kërkojnë të formojnë qeverinë.
Blanchet e drejton partinë që nga viti 2019. Ai njihet për çiltërsinë e tij, duke e quajtur të pakuptimtë retorikën e shtetit të 51-të të Trump.
Lideri i Partisë së Re Demokratike, Jagmeet Singh
Singh, 46 vjeç, është kreu i NDP, një parti me prirje të majtë që tradicionalisht fokusohet në çështjet e punëtorëve dhe të punës.