Telegrafi

Vendi i tretë është i Arsenalit

Arouna Kone e pati rastin më të mirë në pjesën e parë për t’i kaluar vendasit në epërsi, mirëpo ishte i pasaktë, ndërsa Oxlade-Chamberlain dhe Podolski patën rastet e mysafirëve.

Pas një ore lojë u akordua penalti në favor të Topçinjve për shkak të ndërhyrjes së gabuar në Theo Walcott. Mikel Arteta ishte i saktë nga pika e bardhë (60’).

Arsenali mori tri pikët, por kjo ishte ndoshta fitorja “më e keqe” e tyre këtë edicion. Sido që të jetë, ata pozicionohen në vend të tretë, me një pikë përpara Chelseat që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/