Site icon Telegrafi

Vendi i 44-të në lëshimin e parë për Albin Tahirin në sllallom

Albin Tahiri ka përfunduar lëshimin e parë nga dy të tillë në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë zuri vendin e 44-të nga 88 garues në total, kurse garën e përfunduan 52 sosh.

Albini pati kohën 1 minutë e 04.1 sekondë.

I urojmë fat dhe suksese në lëshimin e dytë, që nis pas pak minutash.

 

 

Exit mobile version