Telegrafi

Vendi me 123 mijë prostituta – aty ku adoleshentet janë në dispozicion të turistëve (Foto)

Tri femra të veshura me të brendshme përpiqen që të mbulojnë fytyrë teksa bëjnë striptizëm në Pattaya, Tajlandë, aty ku qeveria është duke bërë të pamundurën që të ndalojë tregtinë famëkeqe të seksit.

Çdo vit, mijëra turistë dynden në shtetin e Azisë Jugore për të përjetuar eksperiencën e jetës së natës të vendit.

Lexo po ashtu E akuzuara del lakuriq para gjyqit, e pabesueshme çfarë bën gjyqtarja (Video)

Gjithashtu ata vijnë edhe në qytete të tilla si Pattaya apo kryeqyteti Bangkok për të shijuar tregtinë e seksit, e cila është një biznes i madh në vend.

Sipas “Daily Mail”, përcjell Shekulli, prostitucioni është ilegal në Tajlandë, por ligji thjesht injorohet dhe vendi sipas një raporti të USAID-it të vitit 2014-s ka rreth 123 mijë prostituta.

Nga ky raport rezulton se mijëra prej tyre janë adoleshente, të cilat detyrohen që të shesin trupin e tyre për turistët që e shohin këtë vend si shtetin e “dritave të kuqe”.

Por ministrja e parë femër e Turizmit, Kobkarn Wattanavrangkul, i ka shpallur luftë këtij sistemi të njohur edhe si industria e seksit.

Ajo shprehet se dëshiron që pushuesit e pasur të dynden në Tajlandë për bukurinë dhe luksin që ky vend ofron dhe jo për të vizituar rrugët e “dritave të kuqe”. /Telegrafi/