Në Maqedoni ka dallin ndërmjet vendeve rurale dhe atyre urbane në lidhje me banesat dhe rrethina. Kështu flasin të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ’emagazin’, krahasimet bëhen në aspektin e kullimit të çative, lagështisë së mureve, çështjes së dritareve të shtëpisë të dëmtuara që më shumë paraqiten në shtëpitë e vendeve rurale në Maqedoni.
Por, në vendet urbane, ndonëse këto gjëra nuk shfaqen, sërish problemi te këto hapësira është ndotja e ajrit, papastërtia, zhurma e madhe, ose probleme tjera të mjedisit jetësor që janë në një gjendje më të rëndë se sa në vendbanimet rurale.
/Telegrafi/