Site icon Telegrafi

Vendet turistike të Maqedonisë prezantohen në Turqi

Potencialet turistike të cilat i posedon Maqedoni, janë prezantuar para përfaqësuesëve të industrive turistike të më shumë se 80 shtete, të cilat morën pjesë në panairin “EMITT” që u mbajt në Stamboll të Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panair, që është ndër më të mëdhenjtë dhe më të vizituarit në Evropë, Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit i promovoi natyrën, kulturën dhe përmendoret osmane në Maqedoni, si dhe traditën dhe qytetet turistike të vendit.

Delegacioni i Agjencisë zhvilloi një numër të madh takimesh me përfaqësues të njohur të operatorëve dhe kompanive të cilat bëjnë pjesë në fushën e turizmit siç janë: Pegasus, Istanbul Yildiz, Sesa Travel dhe Tursab./Telegrafi/

Exit mobile version