Faqja e mbledhjes së të dhënave, World of Statistics, ka publikuar listën e vendeve më të shtrenjta për të jetuar.
Llogaritja e kostos së jetesës në një zonë të caktuar zakonisht bëhet duke matur koston e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, nga qiraja ose hipoteka dhe shërbimet komunale e deri te gjësendet ushqimore dhe veshmbathjet, pastaj duke i krahasuar ato shuma me koston e të njëjtave mallra dhe shërbime në vendet tjera.
Sipas hulumtimit të kryer nga Global Economy dhe Numbeo, vendi më i shtrenjtë për të jetuar është Bermuda. Kryeqyteti i Bermudës, Hamilton, konsiderohet si një nga qytetet më të shtrenjta në botë, ku qiraja për një apartament 80 metra katrorë kushton rreth 4.058 dollarë në muaj.
Most expensive countries to live:
1. Bermuda 🇧🇲
2. Switzerland 🇨🇭
3. Cayman Islands 🇰🇾
4. Bahamas 🇧🇸
5. Iceland 🇮🇸
6. Singapore 🇸🇬
7. Barbados 🇧🇧
8. Jersey 🇯🇪
9. Norway 🇳🇴
10. Denmark 🇩🇰
11. Australia 🇦🇺
12. USA 🇺🇸
13. Hong Kong 🇭🇰
15. Luxembourg 🇱🇺
16. New Zealand 🇳🇿
17.…— World of Statistics (@stats_feed) November 28, 2023
Megjithatë, nuk ka dy lista të vendeve të shtrenjta që janë identike. Organizata të ndryshme kërkimore përdorin faktorë paksa të ndryshëm për të llogaritur koston e jetesës, dhe disa përfshijnë territore që të tjerët i lënë jashtë ose marrin informacion nga burime alternative. Megjithatë, një rishikim i listave të shumta zbulon disa tendenca të njohura.
Kështu, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Danimarka, Barbados dhe Bahamas u përfshinë në të dyja listat e këtyre studimeve, si dhe Izraeli, Australia, Zelanda e Re, Ishujt Kajman, Jersey dhe Singapori, gjithashtu u gjetën individualisht.
Shumë nga vendet më të shtrenjta për të jetuar bien në njërën nga dy kategoritë, d.m.th. ato janë destinacione ekzotike pushimesh, si Bermuda dhe Bahamas ose ndodhen në Evropën veriore, si Norvegjia dhe Islanda. /Telegrafi/