Telegrafi

Vendet më të pasura strehojnë më së paku refugjatë

Gjashtë vendet më të pasura në botë i strehojnë vetëm 9% të refugjatëve nga e mbarë bota ka bërë të ditur një raport i Oxfam.

Edhe pse SHBA-të, Kina, Japonia, Gjermania, Franca dhe Britania e madhe posedojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore, vitin e kaluar ato kanë strehuar vetëm 2.1 milionë refugjatë dhe azilkërkues nga 8.88% të totalit botëror.

Gjermania ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve (rreth 700 mijë) nga të gjitha këto shtete.

Jordania, Turqia, Pakistani, Libani, Afrika Jugore dhe Palestina bashkërisht i strehojnë pothuajse 12 milionë njerëz.

Raporti i Oxfam përveç publikimit të këtyre të dhënave iu ka bërë thirrje vendeve të pasura që të rrisin numrin e refugjatëve, transmeton KosovaPress.

“Është turpëruese fakti se qeveritë po ua kthejnë shpinën vuajtjeve të miliona njerëzve të pafajshëm të cilët u detyruan që t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sigurisë” ka thënë drejtoresha e Oxfam Winnie Byanyima.

Numri i njerëzve të zhvendosur është më i larti i regjistruar ndonjëherë duke i kaluar edhe statistikat e Luftës së dytë botërore.

Më shumë se 65 milionë njerëz, një në çdo 113 njerëz në planet janë detyruar që t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, dhunës dhe persekutimit thotë UNHCS, një rritje prej 5.8 milionë prej vitit të kaluar.

Ajo që ka kontribuar më shumë në këtë është lufta në Siri, por gjithashtu edhe konfliktet në Burundi, Irak, Sudan Jugor dhe Jemen.