Site icon Telegrafi

Vendet që tradicionalisht organizojnë paradat ushtarake, ku marshimi i ushtarëve “dridhë” tokën (Foto)

Duke parë së shtetet e “fuqishme” çdo vit organizojnë parada ushtarake për t’i treguar qytetarëve se çfarë arsenali posedon ushtria e vendit të tyre, të njëjtën gjë është duke e kërkuar edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili po sfidon vazhdimisht SHBA-të, ka organizuar paradën ushtarake vetëm 24 orë para se të fillojnë lojërat olimpike dimërore në Korenë e Jugut, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Trump ka kërkuar që parada ushtarake e SHBA-ve të jetë e ngjashme me atë të Francës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders është e bindur se para ushtarake do të mbahet në Washington kah mesi i këtij viti.

Më poshtë ju sjellim disa vende që çdo vit organizojnë paradën ushtarake, që  padyshim që ka kosto të madhe.

Libani – Qytetarët e këtij vendi edhe këtë 22 nëntor do të festojnë ditën e pavarësisë nga Franca, duke organizuar paradën ushtarake.

Kina – sipas ekspertëve të kësaj fushe, Kina organizon paradën “më të madhe” ushtarake në Azi.

Franca – Parada ushtarake që mbahet çdo vit në Paris, është padyshim simboli evropian i fitores ndaj fashizmit.

Rusia – Kur flasim për paradat ushtarake nuk ka si të mos jetë prezent edhe Rusia, e cila tradicionalisht e ka organizuar në sheshin e kuq në Moskë.

Ukraina – Më 24 gusht në Kiev, organizohet çdo vit parada ushtarake në nderë të Ditës së Pavarësisë.

Koreja e Veriut – Lideri i vendit më të izoluar në botë, vazhdimisht ka për tendencë t’i tregojë botës së ka një ushtri të fuqishme me arsenal “modern”, dhe këtë e demonstroi gjatë të enjtes në sheshin e kryeqytetit.

Irani – Miliona qytetarë qoftë në rrugë apo para ekraneve televizive, ndjekin me vëmendje parakalimin e ushtrisë në Teheran.

Greqia – Sa i përket parakalimit të ushtrisë, traditë ka edhe Greqia e cila edhe përkundër problemeve të shumta ekonomike që i ka vazhdon të organizojë paradën ushtarake.

Vietnami –  Gjatë 29 dhe 30 prillit, vietnamezët shfaqin “muskujt” në ditën kur edhe festojnë ditën e pavarësisë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version