Telegrafi

Vendet që presin më shumë emigrantë, ja ku janë shqiptarët (Foto)

E dinit se polakët janë personat me që kanë përqindjen më të lartë të të huajve që kanë lindur në Norvegji?

Ose se emigrantët më të shumtë që shkojnë në republikën irlandeze, janë nga Mbretëria e Bashkuar?

Më poshtë shfaqen disa harta të krijuara nga Jakub Marian, një filolog çek, matematicien dhe artist, duke u bazuar në një studim të vitit 2015, nga Kombet e Bashkuara për migrin ndërkombëtar. Këto harta tregojnë ndarjen migratore në numra.

Numri i të lindurve të një kombësie tjetër në krahaim me popullsinë vendase

Nga vijnë shumica e emigrantëve?

Si ka ndryshuar ky numër gjatë 5 viteve të kaluara?

Popullatat migratore që janë zgjeruar më shumë në vende të caktuara

Numri i të lindurve të një kombësie tjetër në krahasim me popullsinë vendase

Popullata me përqindjen më të lartë të njerëzve të huaj të lindur është Luksemburgu (45.9%), i ndjekur nga Zvicra (29.6%), Suedia (18.5%), Austria (17.4%), Estonia (15.8%) dhe Gjermania (14.5%).

Mbretëria e Bashkuar 13.4%.

Nga vijnë shumica e emigrantëve?

Përqindja me emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, janë nga India. Për Norvegjinë, është Polonia. Njerëzit nga Austria dhe Zvicra kanë migruar në Gjermani.

Popullata e huaj në shumicë që gjendet në Republikën e Irlandës është nga Mbretëria e Bashkuar.

Emigrantët në Spanjë, Portugali dhe Francë, janë nga Algjeria, Maroku dhe Angola.

Ndërsa për Greqinë dhe Maqedoninë, janë më të shumtë në numër emigrantët nga Shqipëria.

Emigrantët nga Polonia dhe Republika Çeke, nga janë vendosur kryesisht në Ukrainë.

Tek vendet e Evropën lindore, Rusia ka qenë destinacioni kyç.

Si ka ndryshuar ky numër gjatë 5 viteve të kaluara?

Harta e tretë e Marians, tregon se si trazirat politike kanë shkaktuar ndryshimet e migrimeve origjinale.

Luksemburgu, Zvicra, Suedia, Austria dhe Norvegjia, të cilat tregonin përqindjen më të lartë të njerëzve që kanë lindur në vendet migratore krahasuar me të gjithë popullsinë, kishin rritjet më të larta në popullatat migratore midis viteve 2010-2015. Këto vende ndiqeshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda.

Popullatat migratore që janë zgjeruar më shumë në vende të caktuara

Vendet të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave migrues për t’u vendosur diku tjetër janë Polonia, Serbia, Gjermania dhe Rumania, transmeton tvklan.

Për gjysmën e vendeve të Evropës, forma e hartës mbeti e pandryshuar për sa i përket migrimeve nga viti 2015, duke përfshirë indianët në Mbretërinë e Bashkuar, britanikët në Irlandë dhe polonezët në Norvegji.