Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini ka thënë në konferencë shtypi se vendet që hezitojnë në fillimin e bisedimeve me Maqedoninë do të përballen me lajmin botëror për çështjen e emrit.
Ajo thotë se është njohur nga ministrat Kotzias e Dimitrov për përparimin në bisedimet për çështjen e emrit, dhe ka inkurajim premtues, por nuk është finalizuar gjithçka.
Mogherini shprehet optimiste për Ballkanin dhe kërkon që të ecet hap pas hapi, dhe se BE-ja do ta mbështetë procesin e bisedimeve deri në marrëveshjen që pritet të arrihet.
Sipas saj, jehona e lajmit për arritjen e marrëveshjes do të jetë e fuqishme në arenën ndërkombëtare, prandaj do të duhet që të gjitha shtetet ta marrin parasysh këtë./Telegrafi/