Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një borxh nacional rreth 19.9 trilionë dollarëve.
Sipas mediumit Business Insider, ndër vendet të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë borxh më së shumti janë:
1. Shtet e Bashkuara – 12.9 trilionë
Ky borxh është në pronësi të qytetarëve amerikanë, qeverive lokale dhe atyre qendrore, pensione, fonde dhe rezerva federale.
2. Kina – 1.5 trilionë dollarë
Kina prin ndër vendet e huaja, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë borxh.
3 Japonia – 1.3 trilionë dollarë
Në vitin 2015 Japonia kryesonte vendet e huaja ndaj të cilave SHBA-të kanë borxh.
4 Irlanda – me 270 miliardë dollarë
Pasuria e Irlandës tejkalon të ardhurat nga ekonomia e saj, e cila gjeneron rreth 230 miliardë dollarë në vit.
Vendet e tjera ndaj të cilave ShBA-të kanë borxh
5. Ishujt Kajman – 262 miliardë dollarë
6. Brazili – 258 miliardë dollarë
7. Zvicra – 240 miliardë dollarë
8. Luksemburgu – 227 miliardë dollarë
9. Britania e Madhe – 217 miliardë dollarë
10. Hong Kong – 189 miliardë dollarë.