Telegrafi

Vendet në zhvillim të luftojnë obezitetin

Në raportin e fundit, Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik thekson se mënyra e pashëndetshme e të ushqyerit dhe mungesa e aktiviteteve fizike kanë bërë që numri i njerëzve obezë në vendet në zhvillim t’i afrohet atyre të zhvilluara.

Sipas këtij raporti, shtatë në dhjetë meksikanë të rritur kanë mbipeshë dhe po kështu gjysma e brazilianëve, rusëve dhe afrikano-jugorëve bëjnë pjesë në këtë kategori. /Telegrafi/