Telegrafi

Vendet në zhvillim do të shënojnë rritje prej 2,1 për qind

BB-ja për më shumë se dyfish e zvogëloi projektimin paraprak të parashtruar në nëntor, sipas të cilit parashikonte që vendet në zhvillim në vitin 2009 të realizojnë rritje prej 4,4 për qind, duke e reflektuar në këtë mënyrë përkeqësimin e shpejtuar të gjendjes financiare botërore.

Në raportin më të ri të quajtur "Parashikime ekonomike botërore", BB thekson se me zhvillimin më të ri të situatës më së shumti do të goditen Evropa dhe Azia qendrore.

BB pret rënie të BPV-së globale në vitin 2009 për 1,7 për qind, që do të jetë rënia e parë ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore.