Site icon Telegrafi

Vendet me qeveritë më efiçente

Raporti i efiçencës së qeverive të 144 shteteve i gjeneruar nga Forumi Ekonomik Globa e nxjerr Katarin si shtetin me qeverinë më efiçente, ndërsa qeverinë venezuelase si kampione të mosefiçencës.

Efiçenca e qeverisë ka rol shumë të rëndësishëm në krijimin e bazës për një ekonomi konkurruese dhe rritje ekonomike.

Në anën tjetër, burokracia dhe rregullativat e paqëndrueshme, mungesa e transparencës si dhe mungesa e bazës ligjore adekuate shtojnë kosotot e biznesit dhe pamundësojnë zhvillimin.

Raporti Global i Konkurrencës, që gjenerohet nga Forumi Ekonomik Global dhe analizon efiçencën e qeverive të 144 shteteve, duke analizuar shpenzimet qeveritare, ngarkesat ligjore e transparenca e politikbërjes.

Nga raporti, Katari del të jetë vendi me qeverinë më efiçente, i përcjellë nga Singapori. Renditja e Ruandës si vendi i shtatë vie falë shpenzimeve të panevojshme qeveritare në nivel të ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version