Site icon Telegrafi

Vendet e BE-së pritet të fillojnë me vaksinimet kundër COVID-19

Bashkimi Evropian po fillon shpërndarjen e koordinuar të vaksinave, për të luftuar sëmundjen e COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se vaksina e Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Disa vende filluan t’i aplikonin vaksinat të shtunën, duke thënë se nuk ishin të gatshëm të prisnin edhe një ditë.

BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335 mijë viktima si pasojë e COVID-19.

Më shumë se 14 milionë njerëz janë infektuar, derisa masa të rrepta bllokimi kanë hyrë në fuqi pothuajse në të gjitha vendet anëtare.

Vaksinimi masiv për 446 milionë njerëz të BE-së pritet të fillojë në orët e ardhshme.

Kjo vjen pasi Agjencia Evropiane Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech. /Telegrafi/

Exit mobile version