Telegrafi

Vendet e huaja miratojnë pakon emergjente për Libanin, rreth 253 milionë euro pritet t’ia dhurojnë

Vendet e huaja vendosën t’i ndajnë si fillim rreth 253 milionë euro për Libanin, vendi i cili u përball me një shpërthim vdekjeprurës të martën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, samiti i cili u udhëheq nga Franca, u mbajt përmes platformës “online”.

Pakoja emergjente për shtetin e Libanit vjen pasi zyrtarët e vendit paralajmëruan se dëmet e shkaktuara nga incidenti i së martës pritet të shkojnë në 15 miliardë.

Shpërthimi përveç se iu shkaktoi dëme materiale vendit ia mori jetën 158 personave në Bejrut, kurse lëndoi rreth 6,000 të tjerë.

Incidenti vdekjeprurës ndodhi në një port detar në kryeqytetin libanez, ku ishin të ruajtura disa kimikate. /Telegrafi/