Telegrafi

Vendet e G-20 grinden rreth disbalancave në tregti

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një letër drejtuar shteteve të tjera pjesëmarrëse, bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në reduktimin e disbalancave mes vendeve të suksesshme në eksport dhe vendeve importuese me borxhe të larta. Kontributi më i rëndësishëm i SHBA-së është në këtë kuadër një ekonomi i fortë.

Para së gjithash Kina dhe SHBA-ja akuzohen se i mbajnë në mënyrë artificiale të ulëta kurset e këmbimit të valutave kombëtare, për të përfituar avantazhe në eksporte. Shumë shtete, ndër to edhe Gjermania, janë në qendër të kritikave për shkak të tepricës në bilancin tregtar, pra për eksporte më të larta se importet.

Sipas Deutsche Welles Kancelarja Merkel tha se sukseset e vendit të saj në eksport tregojnë se sa konkurruese janë produktet gjermane në tregun botëror. /Telegrafi/