Telegrafi

Vendet e Eurozonës koordinojnë politikat ekonomike

Presidenti i BE-së Herman von Rompuy tha se qëllimi i këtij veprimi është rritja e fuqisë konkurruese të ekonomive të zonës Euro. Ai duke folur në prag të takimit të krerëve të vendeve anëtare të Eurozonës, theksoi se realizimi i këtij objektivi ka nevojë për mbështetje me masa dhe ndryshime të reja në strukturën financiare të Eurozonës.

Van Rompuy deklaroi se Franca dhe Gjermania kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për shtimin e karakterin konkurrues të ekonomive të vendeve të Eurozonës me qëllim që të shtohet aktiviteti i qarqeve tregtare dhe të ulen shpenzimet qeveritare. /Telegrafi/