Poezi nga: Gary Snyder
Përktheu: Fadil Bajraj
Sytë e tu, goja jote dhe duart e tua,
autostrada publike.
Duart,
si ndalesa kamioni,
rimorkiot gjëmojnë në qoshe.
Sytë si dritarja e nëpunësit të bankës
të valutave të huaja.
I dua të gjitha pjesët e trupit tënd
miqtë përqafojnë periferitë tua
fermat e kanë marrë miratimin
ama unë e njoh shtegun
drejt shkretëtirës tënde.
Nuk është se më pëlqen më së shumti,
por ne jemi pothuajse gjithmonë
vetëm atje,
dhe kjo është e frikshme, por edhe qetësuese.