Telegrafi

Vendet e BE-së duan të koordinojnë politikën ekonomike

Kancelarja gjermane Angela Merkel, paralajmëroi pas samitit të BE-së në Bruksel se për këtë do të ketë marrëveshje konkrete qysh vitin e ardhshëm. Gjermania deri tani e shihte me skepticizëm një qeveri evropiane ekonomike të favorizuar nga Franca.

Ndërkaq marrëveshjet e arritura për një mburojë të vazhdueshme shpëtimtare për euron Merkel, e cilësoi si shprehje të solidaritetit të shteteve të BE-së. "Ky është një mekanizëm i shteteve të euros. Se ai do të zbatohet kur do të ndodhet në rrezik stabiliteti i zonës së euros si tërësi, se vlen parimi i unanimitetit, dhe se do të përfshihet Fondi Monetar Ndërkombëtar", tha Merkel. /Dw/Telegrafi/