Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Sofje të Bullgarisë ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor, nën organizim të MPB-së bullgare.
Siç informojnë nga MPB, gjatë takimeve mes tjerash është biseduar edhe për strategjinë për perspektive kredibile për zgjerim dhe për prioritetet që kanë vendet në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Temat prioritare kanë qenë forcimi i bashkëpubimit në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu është biseduar për promovimin e ekipeve të përbashkëta hetuese që përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së”, thonë nga MPB./Telegrafi/