Telegrafi

Vendet e Ballkanit imune ndaj krizës së fundit financiare

Gazeta shkruan se, integrimi i dobët në tregjet financiare ndërkombëtare, si dhe rezervat e larta të bankave, sipas analistëve janë shkak që shumica e shteteve të rajonit të munden relativisht të pagoditura të kalojnë nëpër krizë.

“Rajoni megjithatë indirekt në mënyrë të dhembshme e ndjen krizën financiare”, shkruan gazeta duke shtuar se indekset e bursave dhe kurset e valutave në qendrat financiare të Ballkanit janë në rënie tashmë disa ditë.

"Pa dallim nëse bëhet fjalë për Sarajevën, Beogradin, Bukureshtin ose Sofjen, rojet e valutës kombëtare nuk kursejnë në formulat për qetësimin e popullatës. Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave kombëtare premtojnë se depozitat e kursyera në bankat vendase janë gjithashtu të sigurta, si edhe valuta personale, megjithatë valutat e "sigurta", si euroja, dollari ose franga, "ruhen nën jastëk".

Gazeta konstaton se derisa rënia e kursit të valutës kombëtare e nxit rritjen e inflacionit, rritja e vlerës së valutës, që është me rëndësi për sipërmarrësit dhe pronarët e banesave, të cilët për shkak të shkallës më të ulët të kamatës kanë marrë kredi në valutë të huaj, bën probleme.

“Zvogëlim të eksportit, si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare, gjithashtu mund të pritet në Ballkan, si edhe zvogëlim të investimeve të rëndësishme të huaja, të cilat u nevojiten shteteve në tranzision”.