Telegrafi

Vendet dhe pozitat më të pazakonshme, ku fëmijët i ka zënë gjumi (Foto)

Prindërit i kanë publikuar fotografitë, ku shihen fëmijët e tyre që i ka zënë gjumi në vende dhe në pozita të pazakonshme.

Të vegjlit e lodhur nga loja, shihen që kanë fjetur aty ku kanë qenë, pa u kujdesur se në çfarë pozite janë, transmeton Telegrafi.

Me balon në dorë, sipër qenit apo edhe me kokë poshtë, janë format e fjetjes së këtyre fëmijëve.

Nuk mungon as gjumi në rrugë, në ulësen e parkut, apo edhe me kokë në karrige.

“Sikur unë të flija kështu, të nesërmen do të zgjohesha i shtrembëruar”, është një nga komentet lidhur me këto fotografi qesharake. /Telegrafi/