Teknologjia moderne na ka ofruar mundësinë që të kënaqemi duke hulumtuar vende të largëta në planet, sikur të jemi atje
Petra, që në përkthim do të thotë shkëmb, kryeqyteti i dikurshëm i Perandorisë Nabataean, gjendet në pjesën jugperëndimore të Jordanisë, 80 km në jug të Detit të Vdekur, afër qytetit Wadi Musa, transmeton Telegrafi.
Banorët e dikurshëm të këtij qyteti kanë jetuar shumë mirë. Qyteti i tyre është gjendur në rrugën ndërmjet Indisë dhe Afrikës, andaj ka qenë i përshtatshëm për këmbim të mëndafshit dhe erëzave.
Me kalimin e kohës janë zbuluar shumë rrugë alternative, andaj numri i vizitorëve është zvogëluar, po kështu edhe rëndësia e qytetit.
Kur perandori Trajan e pushtoi në vitin 106 para erës së re, Petra është bërë pjesë e provincës romake të Arabisë. Bota perëndimore nuk ka ditur për ekzistimin e Petrës deri në vitin 1812, kur e ka zbuluar zvicerani Johan Burkart.
Nga atëherë nuk resht të fascinojë çdokënd qyteti i cili ka rreth 800 ndërtesa, dhe të cilat në video mund t’i shihni:
Lokacionet në video:
Varri i obeliskut (0:01), Sik (0:0) Thesari (Al Khazneh, 1:41), Rruga fasada (2:22), Teatri (2:51), Zona qendrore (4:30), Freskat e Kishës bizantine (5:02), Kasr al-Bint (5:26), Shtegun deri te manastiri (5:44), Manastirin (Ad-Deir, 6:07), Varrezat mbretërore (8:03), Urnat e varrezave (8:26), sërish Rruga fasada – Ana lindore (8:44), Vendi i ngritur i viktimizimit (9:50), Vendi i ngritur i viktimizimit (12:00), Shikim në pikën e lartë nëpërmjet thesarit (12:26), Shtegu Al Khutba (12:52), Shtegu Umm al-Biiara (14:23), Shkëmbinjtë ujorë në majë të Umm al-Biiara (15:47), rreth pallatit të kryqtarëve te el-Habis (16:30), Petra e Vogël (18:54).
/Telegrafi/