Nuk ka shumë për të parë këtu, vetëm disa rosa gjigante, që “pushtojnë” një vendbanim të qetë.
Në fakt, është një punim artistik në miniaturë, brenda të cilit hynë shpezët e zakonta – gjë që nënkupton, se nuk jemi në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm i rosave gjigante.
Së bashku me 12 zogj, nëna rosë bëri xhiro nëpër Babbacombe që ndodhet në Devon të Anglisë. Fillimisht nëpër plazh dhe mes pushuesve, derisa nuk ngeci në një fushë futbolli dhe u desh të ndihmohej nga mirëmbajtësit.
“U shfaqen papritmas të dielën në mëngjes, nuk di nëse kanë çelur këtu. Besoj se kaluan mirë, pasi bënë xhiro gjatë tërë ditës”, ka thënë Mike Rhodes, njëri prej krijuesve të punimit.
Ngjarja është konsideruar si përditësim i veprës artistike, ku gjithçka është statike dhe shfaqë atë që do dukej si një qytezë normale. /Telegrafi/