Në njërën anë të murit ndodhen shtëpitë luksoze me kopshte të punuara me kujdes, derisa në anën tjetër janë objektet e improvizuara ku banorët mezi ia dalin të fitojnë për bukë.
Ky është realiteti i hidhur që shfaqet në fotografitë e postuara më poshtë, që flasin për fqinjët që jetojnë së bashku, ndërsa kanë gjendje ekonomike krejt të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Në Durban të Afrikës ndodhet një fushë e madhe golfi, ndërsa pas telave ndodhet vendbanimi i mijëra njerëzve të varfër.
Afër resortit të famshëm turistik në Dubai është vendbanimi i atyre që përfitojnë aq pak, sa që nuk ia dalin të ngopen ushqim dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë shtëpi.
Imazhet e postuara më poshtë, shfaqin dallimet e mëdha shoqërore, që nganjëherë janë të pabesueshme. /Telegrafi/