Kafeneja “Cafe Cafe” është një koncept unik i një kafeneje në Tetovë, ku vizitorët mund të provojnë lloje të ndryshme të kafesë dhe pijeve, si dhe ushqim të shijshëm.
Ky bar, përveç shërbimit të shkëlqyeshëm dhe ofertës së pasur, që kënaq shijet e dashamirëve të kafesë cilësore, fsheh një surprizë për të gjithë pirësit e duhanit. Bari ka bashkëpunimin e parë dhe ekskluziv që rezultoi në zonën e parë konceptuale IQOS në vendin tonë, e vendosur në një kafene. Këtu, përveç shijimit të atmosferës së mirë dhe menysë së shkëlqyer, duhanpirësit e rritur që kanë vendosur të bëjnë një ndryshim dhe të zëvendësojnë cigaren me një alternativë pa tym do të jenë në gjendje të njihen me këto pajisje elektronike.
Kur përdorni pajisje elektronike që ngrohin duhanin, lirohen 95% përbërës më pak të dëmshëm, sepse me këtë pajisje eliminohet plotësisht djegia e duhanit. Kjo e bën atë krejtësisht të ndryshëm nga cigarja, dhe si rezultat nuk ka tym dhe hi me erë të pakëndshme. Me këtë, vizitorët nuk duhet të shqetësohen se aroma e pakëndshme e tymit të cigares do të mbetet në rrobat e tyre.
Kafe bari “Cafe Cafe” ndodhet në bulevardin JNA nr. 104 në qendër të Tetovës, me orë normale pune nga 07:00 deri në 00:00, por në përputhje me masat dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për parandalimin e pandemisë COVID-19, orari i punës së kafenesë është deri në orën 20:00.