Një punonjës i Bashkisë së Durrësit me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale është arrestuar këtë të mërkurë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shtetasi 60-vjeçar me inicialet A. S., u denoncua në një emision investigativ në lidhje me pazaret që kryente për t’i siguruar qytetarëve një vend në varreza.
Ai ra në rrjetën e një gazetari që hiqej si një person që kishte humbur të afërmin dhe që donte të siguronte një vend në varreza kundrejt pagesës.
Materialet në ngarkim të 60-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërkohë që vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/