Site icon Telegrafi

Vëmendje, vendosja e maskave përbrenda hapësirave të Albi Mall, e obligueshme!

Albi Mall, qendra më e madhe tregtare në Kosovë, po vazhdon edhe më tutje me masat rigoroze për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke detyruar të gjithë vizitorët, t’i nënshtrohen kontrollit, të matet temperatura para se të hyjnë në qendër dhe të jenë të pajisur me masa mbrojtëse.

Procesi i mbrojtjes pas hyrjes në hapësirat e Albi Mall, do të vazhdojë për të krijuar një ambient sa më të sigurt, ku secilit i kërkohet vendosja e maskës gjatë kohës sa janë përbrenda qendrës.

Punonjësit e Albi Mall do të vazhdojnë të respektojnë masat e sigurisë, por një gjë e tillë kërkohet edhe nga ana e konsumatorit.

Ju lusim që gjatë tërë kohës gjithashtu të përdorni edhe dezinfektuesit e duarve të cilët janë vendosur në pjesë të ndryshme të Albi Mall e po ashtu edhe përbrenda çdo lokali!

Ne edhe më tutje po vazhdojmë me dezinfektimin e hapësirave në të gjithë qendrën, duke qenë në vazhdimësi në mbrojtje për të parandaluar në çdo formë mundësinë e përhapjes së virusit.

Edhe një herë ju informojmë, se vendosja e maskës pas hyrjes në qendër është obligative, duke i respektuar masat mbrojtëse dhe duke treguar kujdes, do të vazhdojmë bashkë ta luftojmë këtë gjendje.

Albi Mall vendi i familjes tuaj!

Exit mobile version