Ferizajasit e kanë të qartë forcën pejane, por ata nuk shkojnë në Pejë të dorëzuar, por për të dëshmuar se janë skuadër e fortë dhe rivale. Në takimet tjera nuk pritet të ketë befasi.
Prishtina është mysafire e Zhegrës dhe do të tentojë të përmirësojë imazhin e vet pas humbjes nga Besa Famiglia. Kosova në parketin e vet e pret Samadrexhën nga e cila llogarit fitore të sigurt. Drenica këtë vikend e gostit Llapin, derisa ndeshja e vetme që zhvillohet ditën e diele është ajo ndërmjet Trepçës e Vëllaznimit.
Edhe në konkurrencën e femrave, zhvillohen ndeshjet e javës së dytë. Ndeshja më joshëse është ajo ndërmjet Prishtinës e Kosovës së Vushtrrisë. Ndonëse vushtrriaset nuk janë më ajo skuadër që ishin dikur, gjithsesi përballjet ndërmjet tyre kanë sjell rivalitet. Kastrioti, nuk pritet të ketë punë të madh, ku ndeshet me Dritën. Po në këtë ditë zhvillohen edhe dy takime tjera, Prizreni ndeshet e Shqiponjën ndërsa Vëllaznimi me Istogun. /Zëri/Telegrafi/