Site icon Telegrafi

Vëmendja në Gjilan

Ani pse Prishtina nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, me ndryshim e bërë në shtabin teknik, duke angazhuar trajnerin e ri Sami Sermaxhaj, beson në rikthimin e rezultateve pozitive.

Në anën tjetër pas barazimit të arritur dje mes Feronikelit dhe Trepcës 89’, Gjilani do të tentojë ta shfrytëzojë këtë mundësi që të rrëmbej tri pikë e kështu ta marr kreun e tabelës.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo mes skuadrës së Lirisë dhe Hjavalisë, duel ky i cili zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. Xhiroja e 11-të e Superligës në futboll do të mbyllet me ndeshjen mes ekipit të Llapit dhe skuadrës pejane, Besa.

Përveç ndeshjes mes Lirisë dhe Hajvalisë e cila nis në orën 13:30, të dyja duelet tjera zhvillohen nga ora 14:00. /Telegrafi/
 

Exit mobile version