Ndeshja më interesante në këtë xhiro padyshim që pritet të zhvillohet në Gjilan, ku vendasit e Dritës do t’i bëjnë ‘konak’ Hajvalisë.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë shprehur të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa qëllimi i tyre është trofeu i Kupës.
Interesant pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku skuadra me po të njëjtin emër do ta presë befasinë e Superligës, Llapin.
Ndërkohë ndeshja e fundit do të jetë ajo e dy skuadrave nga Liga e Parë e Kosovës.
Dukagjini i Klinës do të jetë vendase ndaj liderit të Ligës së Parë, Ferizajit. /Telegrafi/