Kampioni aktual, Feronikeli, do ta ketë përballë Gjilanin e Bylbyl Sokolit, në një ndeshje ku me fitore eventuale do t’i afrohej në maksimum titullit kampion të vjeshtës.
Në anën tjetër, Istogu dhe Drenica ballafaqohen në sfidën që iu përket skuadrave që janë më poshtë në tabelë, ku pikët janë shumë të rëndësishme, sidomos për vendësit.
Besfort Kosumi do ta drejtojë ndeshjen Feronikeli-Gjilani ndërsa Kreshnik Vula atë Istogu-Drenica. /Telegrafi/