Telegrafi

Veloso zgjedh në mes të Milan, Juve ose Fiorentina

Portugezi vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga Sportingu dhe me transferim në disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Dhe, duket se kështu edhe do të ndodhë, pasi vetë lojtarë ka shprehur dëshirë të luajë në Serie A.

“Pas Kupës së Botës do të vendosi për të ardhmen time. Mendoj se ky është viti i duhur për t’u larguar nga Portugalia dhe për të kaluar në Itali. Cili ekip më kërkon? Milani, Juventus dhe Fiorentina. Do të shohim, ndjehem i gatshëm”, ka thënë portugezi për Corriere dello Sport. /Telegrafi/