“Vizioni im për presidentin është që babai i kombit të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, të jetë i zëshëm dhe i shpejtë për të dalluar nëse është i ekspozuar ndaj presionit të brendshëm apo ndërkombëtar dhe nëse të huajt janë dakord. Një president i vërtetë do të dijë gjithmonë të shpjegojë dhe të mbrojë pozicionin e popullit të tij dhe vendit të tij dhe gjithmonë do të mbrohet nga qytetarët”.
Këtë e tha Velo Markovski sot në konferencën për media ku zyrtarisht e shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale.
Ai tha se pret mbështetjen më të madhe për kandidaturën për president nga qytetarët, nga të cilët duhet të marrë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garën për kr e shtetit.
Markovski tha se përkundër anëtarësimit të tij në OBRM-PDUKM, ai ende nuk ka folur me liderin e partisë Hristijan Mickoski për kandidaturën e tij, por tha se pret mbështetje nga partia opozitare.
“Në këto 30 vite OBRM-PDUKM shpeshherë ka përkrahur kandidatë të pavarur apo zyrtarë të partive tjera në shumë pozita kyçe. Për kryetar të Shkupit disa herë, për kryetar të Qendrës, për ministra. Pra, tani pres një situatë të kundërt – partia ime OBRM-PDUKM të më mbështesë”, tha Markovski.
Ai thotë se në periudhën e kaluar ka qenë në listat për matjen e rejtingut të kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por nuk ka informacion dhe nuk mund të thotë me siguri se kush i ka porositur matje të tilla./Telegrafi/