Ata kanë për opsione të zgjedhin në mes të Shqipërisë apo atë të Zvicrës, por kanë refuzuar mundësinë për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, me arsyetimin se nuk është e pranuar në FIFA.
“Ne jemi në bisedime me Shqipërinë dhe Zvicrën. Dhe sigurisht se do të luajmë për njërën prej këtyre përfaqësueseve”.
“Kosova nuk është opsion, pasi nuk është pranuar si anëtare e FIFA-s dhe nuk luan ndeshje ndërkombëtare. Shumë shpejt do të vendosim se cilin shtet do të përfaqësojmë”, ka thënë njëri nga vëllezërit, Granit Xhaka, siç përcjell portali BotaSport. /Telegrafi/