Telegrafi

Vëllezërit shqiptarë vrasin 53-vjeçarin në Greqi

Një ngjarje e rëndë që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidiki të Greqisë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten, 20 tetor kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një grindje me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Kur 53-vjeçari u transportua në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. /Telegrafi/