Telegrafi

Vëllezërit shqiptarë ndërtojnë xhaminë “Mufti Muamer Zukorliq” në Pakistan

Në Pakistan është hapur zyrtarisht të premten një xhami e re e financuar nga disa vëllezër shqiptarë.

Xhamia e cila mban emrin “Mufti Muamer Zukorliq” është ndërtuar në respekt të myftiut të njerë të Serbisë.

Lajmi për ndërtimin e objektit është dhënë nga faqja zyrtare e muftiut të ndjerë.

Muamer Zukorlic ishte president dhe kryemyfti i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Ai gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.

Më 6 nëntor 2021, jozyrtarisht u njoftua se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.

Megjithatë, djali i Muamer Zukorliq, Usama në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp kishte thënë se laboratorët e huaj deklaruan se Muamer Zukorliq nuk vdiq në mënyrë natyrale dhe se ekziston mundësia që ai të jetë helmuar nga metalet e rënda./Telegrafi/