Site icon Telegrafi

Vëllezërit që po ringjallin bademin në Shqipëri

Pas emigrimit për mbi 20 vjet në Greqi katër vëllezërit Gega, janë kthyer në vendlindjen e tyre Kurjan, pak kilometra larg Fierit.

Në 42 dynym ata kanë krijuar një plantacion me bajame, për të cilën zona është mjaftë e njohur në Shqipëri, duke ringjallur interesin për këtë bimë.

Fidanët e bajames vëllezërit Gega i sollën nga Greqia.

Që në vitin e parë ata kanë kane marre mbi 25 kuintal bajame.

Por vëllezërit Gega kanë bashkuar kapitalet edhe për kultura të tjera.

Ata kanë mbjelle rreth 6 ha sipërfaqe  me grurë si dhe 2 ha me shegë.

Nga qeveria vëllezërit Gega kërkojnë vetëm subvencion sa i përket energjisë që i duhet për ujitjen e pemëve./rtsh

Exit mobile version