Site icon Telegrafi

Vëllezërit më të fortë në botë

Ideja për të filluar që në moshën dy vjeçare regjimin e ushqimit dhe stërvitjes, i lindi babait të fëmijëve Lulian i cili është i gatshëm për gjithçka për t’i bërë të famshëm djemtë e vet. Babai kontrovers, i tha një ekipi xhirimi nga Amerika që të kthehen për tri javë për t’ua dëshmuar se djemtë e tij mund të jenë edhe më të fortë, por ua tërhoqi vërejtjen se pa para në dorë s’kanë pse vijnë në shtëpinë e tij.

Vëllai më i vjetër Giuliano më 2009 është regjistruar në librin e rekordeve Guinness pasi që theu rekordin për ecjen më të shpejtë me duar në largësinë 10 metra, duke bartur ndërmjet këmbëve një peshë, ndërsa sivjet ai theu rekordin për pompat në ajër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version