Telegrafi

Lëshimi në shpejtësinë prej 300 kilometrave në orë (Video)

Richie dhe Shea Convery nga Queensland i Australisë, i kanë sinkronizuar lëvizjet e tyre derisa lëshoheshin me shpejtësinë që arrinte deri në 300 km/h.

Në videon e postuar më poshtë, 29-vjeçari dhe vëllai tij katër vite më i vjetër, shihen të kapur derisa largohen më pas, transmeton Telegrafi.

“Po bëjmë ushtrime pa fund dhe duam të jemi 100 për qind të fokusuar, për të qenë më të mirët”, ka thënë Richie lidhur me rastin.

Ky lëshim vjen një javë para se të zhvillohet një garë e lëshimit me parashuta, ku këta vëllezër pritet të jenë ndër fituesit kryesorë.

Për dhjetë vite sa punojnë si instruktorë, ata kanë së bashku mbi nëntëmijë lëshime. /Telegrafi/