Vëllezërit Geci nga Skenderaj i ka dhënë mbështetje Fatmir Sejdiut në garën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Halili njëri nga vëllezërit Geci ka thënë se kreu i ardhshëm i LDK-së duhet të jetë Fatmir Sejdiu.
Ai ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se deri së voni ishte kundër Sejdiut, mirëpo me kalimin e kohës erdhi në përfundim se nuk kishte gjykuar drejt.
Geci ka kundërshtuar kandidaturën e pritur të Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së.
“Jo atyre që i dhanë krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizëm kinse po i bashkon tokat e Luginës”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë
Prijë para Fatmir Sejdiu
Lideri i ardhshem i LDK-s duhet te jetë në hap me kohen.
Ky ishte sllogani i te madhit Ibrahim Rugova
Koha po e kërkon hapin e duhur dhe liderin e hapit te duhur,që i duhet LDK-s ne raport me situatën e krijuar.
LDK-s i duhet lideri që din dhe i del ZOT rrethanave të krijuara nga të paditurit si në nivel partie ashtu edhe në nivel nacional.
LDK-s i duhet lideri që ju prinë proceseve,jo atij që i prinë proceset.
LDK-s i duhet lideri profesional dhe shumë i pregaditur,e që nuk ka nevoj ti shkruhet e ti diktohet me leter se qka dhe si duhet të udhehiqn proceset shumë të rëndësishme që e kanë vnuar Kosovën në udhëkryqë të jem ose të mos jem.
Jo atyre që i dhan krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizem kinse po i bashkon tokat e Luginës.
Jo atyre që LDK-s dhe liderit të dikurshem të LDK-s Ibrahim Rugovës i bën shantazhe e nerskamca,dhe më vonë e bënë kryetar shteti atë që na vrau e na shau.
Jo atyre që u bënë milioner në emër të partis e të Ibrahim Rugovës.
Jo parashutistve që u futen në LDK për hesape propogande për t’ia rajtur bizneset dhe postet e liderit.
Po atyre që luftuan e sakrifikuan për liri pavarsi demokraci.
Po individve intelektualve dhe familjeve të mëdha atedhetare.
Po intelektualve dhe shkenctarve që punuan dhe luftuan pa u ndalur deri në çlirim definitiv.
Të diturit të urtit dhe të durushmit e trashëgojn Tokën kështu thot bibla.
I tillë është Fatmir Sejdiu prijë koha është për ty,dhe njerzit e kalibrit tëndë.
Jeni lodhur nga pseodo patriotet,pseodo intelektualet,dhe nga komandantat e pa krip…!
Dje isha kundër teje Fatmir sepse me kalimin e kohës erdha në përfundim se nuk kam gjykuar drejt.
Të njëjtin veprim – të kërkim faljes-e ka bërë edhe Ismajl Kadare ne raport me Ibrahim Rugoven.