Telegrafi

Vëllezërit e vegjël provuan të fusin çipsat në fotografinë e salcës para se t’i hanë (Video)

Sikur të ishte një salcë e vërtetë, dy vëllezër të vegjël nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, provuan të fusin çipsat në fotografinë e paketimit.

Madje, ata duket sikur i njomën ushqimet e thata dhe vazhduan t’i hanë me shumë shije, transmeton Telegrafi.

“I pashë që bënin diçka të pazakontë, andaj iu afrova dhe i shikova nga afër. Për një kohë të gjata, ata u ushqyen në këtë formë” e ka përshkruar ngjarjen, përsoni që e regjistroi.

Shikuesit kanë mbetur të habitur, se si ata vazhdonin të ushqeheshin në këtë formë edhe më tutje, duke menduar se gjithçka ishte në rregull. /Telegrafi/