Site icon Telegrafi

Vëllezërit e varfër trashëgojnë 4 miliardë funte

Vëllezërit dhe motra e tyre, që jeton në SHBA, do të trashëgojnë pasurinë e gjyshes së tyre tashmë të ndjerë, e cila jetonte në Baden-Wurttenberg të Gjermanisë.

Ata janë kontaktuar nga avokatët e gjyshes, ndërsa bëjnë të ditur se kanë dëgjuar se e ëma e tyre vinte nga një familje shumë e pasur, mirëpo qysh në fëmijëri, pasi ishte person shumë “i papërshtatshëm”, i kishte braktisur ata – njësoj sikurse edhe babai i tyre.

Sipas ligjit gjerman, trashëgimtarët e familjes në mënyrë automatike trashëgojnë pasurinë familjare.

Vëllezërit kanë bërë të ditur se tashmë do të mund të jetojnë jetën e duhur, dhe ndoshta edhe të martohen, pasi që asnjë grua deri më tash nuk ka shprehur interesim për ta, për shkak të kushteve në të cilat kanë jetuar.

Vëllezërit tashmë kanë filluar të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm për të dëshmuar prejardhjen e tyre, ndërsa nuk janë të sigurt nëse e ëma e tyre, e cila po ashtu ka vdekur, ndonjëherë i ka treguar gjyshes, se ka fëmijë në Hungari. /Telegrafi/

Exit mobile version